Artisti Alban Nimani i grupit “Asgjë sikur dielli” ka reaguar pas “zhurmës” së krijuar nga deputetët e Partisë Demokratike lidhur me shfaqjen e yllit me pesë cepa gjatë performancës së grupit muzikor nga Kosova në natën e tretë të Sunny Hill Festival.
“Video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.
Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara. It’s only Rock n’Roll”, shkruan Nimani.
/a.r