Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi është kapur nga kamerat duke vjedhur ushqime në një market.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vollga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A.M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale Vjedhja”, tha Policia.
Sipas autoriteteve, ky person, më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari, gjatë muajve qershor dhe korrik, ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.
/a.r