Edhe pse në vend ka një bashkëqarkullim të nënvariante të omicron, ba2-ba4 dhe ba5 të cilët kanë një infektueshmëri të lartë , të dhënat e mujit gusht janë pothuajse të njëjta me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku disa nga masat anticovid ishin në fuqi.
Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e shëndetësisë, në vitin 2021 gjatë muajit gusht rezultonin të infektuar afro 13 mijë raste me covid dhe 38 viktima, ndërsa gjatë muajit gusht të këtij viti rezultojnë afro 15 mijë të infektuar 36 viktima.
Pacientët që kanë humbur jetën nga covid janë të pavaksinuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në gusht shtrimet në spital janë trefish më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Këtë vit Shqipëria nuk ka ne fuqi asnjë masë anticovid, kjo për shkak të përmirësimit të situatës së covid falë numrit të lartë imunizimit natyral të popullsisë dhe aplikimit të vaksinave anticovid.
Mjekët rekomandojnë që vaksinimi anticovid të mos ndërpritet sidomos për personat e pavaksinuar për të shmangur format e rënda të sëmundjes.
/a.r