Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, njihet si një person që i pëlqen të eksperimentojë me veshjen, por këtë herë ai është bërë objekt tallës nga fansat e tij e jo vetëm.
Ylli i F1 është fotografuar para Çmimit të Madh të Belgjikës në F1 me një veshje të veçantë, teksa mbante në kokë një kapuç ngjyrë rozë, i stiluar në mënyrë të çuditshme.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, sapo janë shpërndarë fotot. Shumë kanë shkruar se kapuçin ia ka bërë nëna e tij.