Pjesëmarrja në “Big Brother Vip” i shërbeu për të ngritur karrierën e tij si këngëtar.
Donald Veshaj duket se ka rënë në qetësi dhe është fokusuar plotësisht tek muzika. Pas daljes së tij nga reality-show, vëmendja dhe për pasojë dhe koncertet ishin dy gjëra që nuk iu kursyen aktorit.
Janë disa tashmë këngët që Donaldi ka publikuar, të cilat janë konsideruar të gjitha si dedikime për Bora Zemanin. Së fundmi, ish-banori i BBV ka dhënë një lajm të mirë për fansat. Në ditën e tij të lindjes, me një shtator ai do t’ju bëjë një dhuratë përkrahësve të tij. Bëhet fjalë për një projekt të ri.
Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.
U duk se u konfirmua në një event të përbashkët ku ata morën pjesë. Aty Bora dhe Donaldin qëndruan krah njëri-tjetrit duke lënë të nënkuptohet se kanë lënë gjithçka pas. Më pas ata u kapën mat jashtë Shqipërisë bashkë.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.
Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.
g.kosovari