Dy trupa të paketuar në një çantë u gjetën pasditen e të shtunës në plazhin e Fykios, në ishullin Naxos të Greqisë.
Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar të trupit të parë nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje.
Sipas informacioneve, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe.
Gjithçka ka nisur pasditen e së shtunës kur një turist ka njoftuar autoritetet dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë roja bregdetare, nga Autoriteti Portual i Naxosit.