Kryeministri Edi Rama u pyet sot për nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, Rama tha se nuk mund të komentojë para të huajve çështje që i përkasin politikës së brendshme.
“Unë nuk flas kurrë në prezencë të miqve që na nderojnë nga jashtë dhe në prezencë të përkthyesve për çështje që i takojnë politikës së brendshme. Jemi këtu për të nderuar miqtë dhe nuk flitet në gjuhë të huaj për kundërshtarët politikë dhe akuzat. Kështuqë më vjen keq të mos ju jap përgjigje” – u tha Rama gazetarëve.
/javanews/a.r