Kryeministri Luksemburgut ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e saj me Ukrainën dhe për problematikat e rajonit së fundmi.
Xavier Bettel u shpreh se pas Buchës situata në Ukrainë ishte e tmerrshme dhe e neveritshme dhe nuk mund të kishe një komunikim normal me presidentin Putin.
‘E di që Kosova e Serbia duhet të ecin para nuk duhet t’ia lejojnë vetes konfliktet shtesë. Folëm edhe për Ukrainën sepse kjo lidhet me demokracinë me vlerat tona. Sa kohë do ti lejomë vetes një zgjidhje pa zgjidhjeje. Jam i kënaqur që me Ramën ne bëjmë pjesë me ata që mbështesin Ukrainën sepse shpresa është e rëndësishme.
Mendoj edhe për miqtë e mi ukrainas, unë dikur pata komunikime me të dy liderët edhe me Zelenskyn dhe Putinit. Por kur pashë Buchën, atë kasaphanë unë nuk mundesha më! Njerëz që qëlloheshin me një plumb në kokë dhe me e neveritshmja, ushtarët që u dekoruan. Nuk mund ta shihja këtë.
Kështu që e falenderojmë Shqipërinë. Për nga miqësia dhe bujaria jemi të gjithë të barabartë, ta dimë që vetëm avancoj shumë shpejt por bashkë shkojmë më larg.’- tha ai.
Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.
“Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet, Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në be dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivua, Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.
Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë”, tha ai.
g.kosovari