Britney Spears është rikthyer për të folur pak orë pas publikimit të duetit me Elton John, të titulluar ‘Hold me closer’ (në dispozicion nga 26 gushti).
Ylli i pop-it në fakt ka fshirë (për të njëqindtën herë) profilin e saj në Instagram dhe këtë e ka bërë pasi ka shkruar një postim për bashkëpunimin me legjendën e muzikës angleze. Gjesti i çorientoi shumë fansat e yllit të pop-it.
Ja postimi i fundit i Britney Spears në Instagram: “Ndoshta duhet të pimë edhe çaj së bashku. Ftojmë edhe Mbretëreshën Elizabeth!!! Ky bashkëpunim do të përmirësojë vitin tim, faleminderit për bujarinë tuaj!
Sa mirë është të jesh një zë sfondi në këngën tënde! Mister Elton, i them faleminderit mendjes tuaj brilante, kreative dhe legjendare!!! Jam shumë mirënjohëse!”
Ky ishte mesazhi i këngëtares, pak para se të vendoste ta fshinte llogarinë e saj në Instagram. Më pas ylli i pop-it zgjodhi të shpjegojë në Twitter arsyen e gjestit të saj:
“Po mësoj se çdo ditë është një listë e pastër, ne duhet të përpiqemi gjithmonë të jemi person më i mirë, duhet të bëjmë atë që na bën të lumtur… Unë zgjodha lumturinë sot”.
Dhe shtoi përsëri: “I them vetes çdo ditë që ta heq hidhërimin dhe dhimbjen në mënyrë që të përpiqem të fal veten dhe të tjerët për atë që ndodhi”. Duket qartë pra se dëshira e Britney është të jetojë një jetë pa frikë.
/a.r