Evropa u përball me mundësinë e një katastrofe nga rrezatimi të enjten kur një central bërthamor i pushtuar nga Rusia u shkëput nga rrjeti i energjisë elektrike i Ukrainës, ka thënë presidenti Volodomyr Zelensky.
Ai shtoi se vetëm për shkak të furnizimit me energji elektrike rezervë, centrali i Zaporizhia ishte në gjendje të funksiononte në mënyrë të sigurt.
Zjarret kishin dëmtuar më parë linjat e energjisë elektrike, duke ndërprerë centralin.
Ekziston një shqetësim në rritje për luftimet pranë kompleksit, i cili është centrali bërthamor më i madh në Evropë.
“Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur, nëse automatizimi dhe stafi ynë i uzinës nuk do të kishin reaguar pas ndërprerjes së energjisë, tani do përballeshim me pasojat e aksidentit të rrezatimit”, paralajmëroi Presidenti Zelensky të enjten mbrëma.
Dëmi u shkaktua nga zjarret për të cilat agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se kishin ndërhyrë në linjat e energjisë që lidhnin centralin të enjten, duke shkëputur përkohësisht Zaporizhzhia nga rrjeti kombëtar për herë të parë në historinë e saj.
/a.r