Analisti Frrok Çupi ka komentuar fillimin e hetimeve të SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Ai shprehet gjatë një interviste për gazetën “SOT”, se kjo lëvizje e SPAK është një lajm gjigant për vendin tonë. Çupi nxjerr edhe një detaj interesant, planin për arratisje të Ilir Metës drejt Iranit. Sipas tij, “ditën që do të vihet në hetim edhe Berisha, do të jemi kombi që vëmë para drejtësisë edhe ‘katalanët’. Ja kjo është, do të shikojmë para drejtësisë gjithë ata zvarranikë që kanë vjedhur e kanë vrare e kane shpifur e kanë vënë zjarre”, tha ndër të tjera Çupi.
-Zoti Çupi, cili është opinion juaj mbi vendimin e SPAK për të vënë në hetim Ilir Metën, ish-president
Tani është shumë vonë për të thënë fjalë apo prova të panjohura. Duket sikur hetimi ‘hyjnor’ ndaj zjarrvënësve të rinj shqiptarë ka nisur që në ditën kur u dënua zjarrvënësi Hereostrati i Athinës kur dogji Tempullin e Artemisës. Këta të dy i kanë bërë dëme të mëdha vendit dhe popullit tonë. Por si Ilir edhe tjetri janë degraduar para publikut, ndërsa thërrasin se do të bëjnë gjëmën”, nëse dikush guxon dhe i vë para Drejtësisë. E vetmja provë e re që mund të thuhet sot është kjo: “Ilir Meta iu gërmush popullit dhe Drejtësisë se pas datës 25 korrik do ta shikoni si do të hante hekur me dhëmbë”. Ndodhi që fiks në një muaj, dje në 24 gusht, pak orë para datës 25 të kataklizmosë, Meta thërritet që të vërë duart mbi ligj e të hetohet. Pastaj hapi tjetër e tjetri… Erdhi koha për Drejtësi
-Si do të pritet në arenën ndërkombëtare zhvillimi i ri i vënies në hetim të një presidenti që sapo la detyrën?
Këtë vit Shqipëria ka qenë unikale në disa çështje me peshë botërore. E para se një vend i vogël dhe i harruar i ‘moçalit të diktaturës’, kthehet në anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në UN. E dyta se edhe pse e kërcënuar nga Rusia me shumë spiunë këtu në vend, Shqipëria u vu në radhën e parë në denoncimin e krimit rus dhe në përkrahje të Ukrainës. E treta, se ky ishte viti kur u eliminuan pasojat e tërmetit të rëndë të rënë në vitin 2020. Një komb e një shtet që u hap dyert për shtëpi të reja gjithë viktimave të një tërmeti si ai, padyshim që tërheq vëmendjen e botës. Jemi vendi që tërhoqi vëmendjen e Perëndimit për nga vitaliteti që të marrim me vete edhe një shtet tjetër të Ballkanit Perëndimor drejt afrimit me SHBA; tashmë janë hapur negociatat. Dhe më në fund, e veçanta botërore e kësaj dite 24 gusht: Vihet nën hetim presidenti i Republikës ditën që kërcënoi se ‘ do të djeg qytetin’. Është lajm gjigand. Është lajm që e shkëput Shqipërinë nga ideja se ‘ky popull i shtypur pranon edhe kriminelë në krye’. Ditën që do të vihet në hetim edhe Berisha, do të jemi kombi që vëmë para Drejtësisë edhe ‘katalanët’. Ja kjo është, do të shikojmë para drejtësisë gjithë ata zvarranikë që kanë vjedhur e kanë vrare e kane shpifur e kanë vënë zjarre.
-Si e gjykoni reagimin e ambasadores Kim që u përgjigj indirekt se “mbaroi koha për të gjithëfuqishmit”?
Para kësaj, Ilir Meta sulmoi Drejtësinë, SPAK un që sipas tij, ‘guxon të marrë nën hetim një ‘gjigand që ha shkëmbin e bën rrafsh Tomorin’. Zonja Kim i kujtoi këtij se jetojmë në shekull tjetër, të paktën 40 shekuj pasi besohej se dikush mund të bënte malet bashkë e t’i hidhte mbi kokën e viktimave të veta. “ Time is over’, tha Zonja Kim. Ambasadorja e SHBA mbajti anën e Drejtësisë së re- kësaj fëmije që po rritet nga Shtetet e Bashkuara këtu në Shqipërinë e rrënuar nga Padrejtësia. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara foli në emër të qeverisë amerikane që e ka aleat të çmuar popullin tonë. Në fakt Ilir Meta nuk e kishte kërcënimin ndaj drejtorit të SPAK, por ndaj qeverisë Amerikane dhe Drejtësisë Tani është radha jonë të kërkojmë nëpër gëmushat e errëta ku do të fshihen “lepujt” që i dhanë dërrmën jetës së shqiptarëve për 30 vjet, si Iliri dhe Saliu.
-Çfarë pritet pas kësaj?
Janë dy lloje pritjeje: E para çfarë priste Ilir Meta dhe Sali Berisha. Këta prisnin që të ndodhte një gjë e tmerrshme si zjarr e këta të shpëtonin nga ndëshkimi. Po të niste lufta e të digjej vendi, atëherë lum si këta. Por nuk ndodhi. Të hënën kur mbi qiellin e Tiranës u shfaq aeroplani amerikan B-52, njëri u fsheh në Tomor e tjetri në një teqe të vogël në Bulqizë. Të dy i bënë llogaritë kështu: “Po të duan të na vrasin, le të na vrasin në mes turmave, në ditë faljeje”. Si ne Malin me Gropa. Mirëpo Amerika është Amerikë, është shekulli i ri, nuk është si këta që mund të kryejnë çdo krim. Këta prisnin edhe një mundësi për tu arratisur, jo drejt Rusisë, por drejt Iranit.
-Po ne çfarë presim?
Presim këtë që nisi… Presim të kemi drejtësi, presim që i korruptuari dhe vrasësi të ndëshkohen. Nuk ka më, këta të dy do të mbahen mend si ‘morrat e fundit’ që po pastrohen nga rajoni pas Milloshevicit, pas Mlladiqit, pas Karaxhiqit… Vendi ynë kishte mbetur në pisllëk nga vetë ‘të pa ndëshkueshmit’. Ja kjo është data 24, që Meta e kishte për zemër.
Ndërkohë, çfarë do të bëjë fronti antiamerikan shqiptar, nëse ndodh sulmi?
Fakti që kryesues të ‘ Frontit’ nxituan të përshëndesin dy aeroplanët amerikanë B-52 ende pa prekur qiellin shqiptar, më krijon ndjesinë se këta ndjejnë panik dhe përmes panikut do të mund ndërtojnë ndonjë skemë trazirash. Edhe këtu gjërat ngjasojnë përsëri me periudhën e hershme të avionëve të UNRA-s. Këta të Frontit antiamerikan tani ngjajnë me ‘të prekurit’ në periudhën e komunizmit dhe shpejtojnë të radhiten me palën që në fakt nuk e duan. Nuk di se dikush e perceptoi çfarë bëri Sali Berisha menjëherë pas largimit të dy avionëve? Ai mori rrugën drejt Bulqizës, në një teqe, dhe bëri ritet e faljes si secili praktikant i fshatit. Prej 30 e ca vjetësh njihen lidhjet e Berishës me botën Islamike (sidomos Bahrein, Malayzi), dihej edhe se ai falej tre herë në ditë; por kurrë nuk u pa në publik duke kryer rite fetare si praktikanti i fshatit. Për më tepër, Sali Berisha është mysliman i sekti suni, jo shiit, por u fal në teqenë e bektashinjve. Disa thanë se ‘e tërhoqi për hunde Ilir Meta drejt domenit të Novruzit’. Nuk e besoj kaq thjesht. Si Meta dhe Berisha kanë lidhje të ngushta me Iranin; falja në tempullin suni ishte një sinjal drejtuar Teheranit se ‘B-52 kaloi’ pa efekt. Edhe sulmi i Berishës kundër Beogradit, që nga teqeja, (gjë që nuk ka sens), mban peshën e përpjekës për t’u shkëputur formalisht nga historia si bashkëpunëtor i Beogradit dhe spiun i Sigurimit. Në Teheran, të dy ish-presidentët ka të thëna se kanë depozituar shuma të mëdha parash. Po përqendrimi i menjëhershëm i ‘ kompanisë së spiunëve’ të jashtëm e të brendshëm në një të vetme, pse ndodhi papritur? Apo nuk është i papritur? Bash në kohën kur Ilir Meta, sa pa dalë nga kuvlia e presidentit, u shfaq në tavën e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, një grup spiunësh rus u shfaq në dyert e vjetra të uzinave të armatimit në Shqipëri. Kur uzinat nxirrnin tym të bardhë në rrethinat e Skraparit, Iliri ishte në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Kush vallë më mirë se një spiun i kohës ka mbajtur shënime dhe memorie mbi ‘veglat’ e uzinës, mbi fishekët, mbi barutin, mbi tualetet, etj?
A ka një lidhje mes spiunëve që erdhën nga jashtë (Rusi) dhe spiunëve të kultivuar këtu?
Lidhja mund të provohet më mirë vetëm në pikën fundore të saj: Ilir Meta u çmend dhe kërcënoi kryeministrin e vendit e bashkë me të Amerikën, se do t’u bënte gjëmën… (nuk i shkruaj dot ato fjalë). Edhe Berisha kërcënoi se ‘ guxoni po ua mbajti’. Kërcënimet u lëshuan si ‘trimëri’ para spiunëve nga jashtë, si për t’u thënë “ mos kini frikë se jemi ende të fortë’.
Po ne Iran dota takon Putinin ndoshta dote punojne dhe banojne se bashku.