• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta dhe një paralele me rastin e fundit të Donald Trump

by Bledi Lumani
25/08/2022 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Nëse hap faqet e mediave kryesore sot në vend, logjikisht kushdo do të priste të gjente detajet pse ish-presidenti Ilir Meta është nën hetim nga SPAK, çfarë ka bërë, cilin ligj ka shkelur, a rrezikon të dënohet etj etj.

Se jo për gjë, por nuk ndodh shpesh që të merret nën hetim një ish-president, aq më tepër në Shqipëri.

Por hiç! Në shumicën prej tyre ke vetëm video se si Ilir Meta ia ka marrë valles në kampin e famshëm të Jalës, pastaj se si flet për rininë, të ardhmen e saj, pastaj gjen dhe një reagim të tij për një protestë periferike në Tiranë për prishjen e ca shtëpive, dhe në fund edhe një deklaratë se si ai, Ilir Meta, do rrëzojë diktaturën e vendosur në Shqipëri nga Rama, bashkë me të rinjtë.

Pastaj gjen edhe analiza se si Edi Rama i është vënë me bukë në trastë Ilir Metës, se ai është më i dobët se Berisha, ndaj dhe po goditet, apo se e gjithë kjo po i vjen nga Erion Veliaj, nga frika se mos Meta kandidon për Bashkinë e Tiranës.

Dhe kjo ndodh, sigurisht, se Edi Rama ka kapur të gjitha mediat në vend dhe nuk i lë të shkruajnë kundër Ilir Metës, asnjë fjalë!

Por le të shohim një rast të ngjashëm, në Amerikën e largët.

FBI pak ditë më parë kontrolloi shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump dhe sekuestroi disa dokumente, që thuhet se janë sensitive.

Nuk mbeti media, e madhe apo e vogël, me Trump apo kundër Trump, republikane apo demokratike, shtetërore apo private, që nuk shkroi, investigoi, intervistoi, për atë që kishte ndodhur, për ditë me radhë.

Dhe kjo, vetëm se u sekuestruan disa dokumente. Imagjinoni të ishte marrë i pandehur Donald Trump, si presidenti ynë!

Kuptohet, pati edhe aty njerëz e media që akuzuan se drejtësia është e kapur dhe se Donald Trump po përndiqet politikisht, për shkak se do të rikandidojë për president, siç pretendohet se po përndiqet politikisht edhe ish-presidenti ynë, meqë ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, siç përflitet lartë e poshtë.

Por askush nuk e fshehu lajmin dhe të vazhdonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, për të raportuar veprimtarinë e përditshme të Donald Trump, siç po ndodh në Shqipëri me rastin e Ilir Metës.

Se siç thotë dhe populli, “nuk mund të fshihet dielli me shoshë”!

Dhe sot, Ilir Meta nuk mund të fshihet pas mediave të tij, sado të përpiqet.

Nuk mund të fshihet dot më as pas shtatorit, se për të erdhi para kohe!

Next Post
Zhdukja e Vis Martinajt/ 110 persona nën hetim, agjenti i Operacionales “kyç” gojën në Gjykatë: Do të flas në…

Zhdukja e Vis Martinajt/ 110 persona nën hetim, agjenti i Operacionales “kyç” gojën në Gjykatë: Do të flas në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

December 22, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Adresa ku lindi e ardhmja

December 22, 2025
VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

VIDEO- Trondit krimi i rëndë/ Partneri vret me thikë 40 vjeçaren, autori kryen vetëvrasje

December 22, 2025
VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

December 22, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot

December 22, 2025
Plaket popullsia në Shqipëri, 46 mijë persona emigruan gjatë vitit 2022

Të rinjtë kanë ikur, 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë janë nën 45 vjeç

December 22, 2025
Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: I heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai…

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

December 22, 2025
Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ish-presidenti Meta sot në GJKKO/ Mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim, kërkon të njihet me provat

December 22, 2025
Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In