Bandat e trafikimit të klandestinëve nga Shqipëria për në Angli po organizojnë udhëtime falas me minibuse nga Evropa Jugore për në brigjet veriore të Francës, ndërkohë që me mijëra klandestinë po kalojnë kanalin e Anglisë.
Sipas ‘The Telegraph’ anëtarët e këtyre bandave po i reklamojnë këto udhëtime në rrjetin social ‘Tik Tok’, si udhëtime 100% të sigurta.
Nëse i pranojnë këto marrëveshje, emigrantët do dërgohen në brigjet e Francës ku do të priten nga anëtarë të bandave, shpesh të drejtuara nga kurdët irakian. Emigrantët do të paguajnë mijëra dollarë vetëm për të zënë një vend në varkën e vogël për të kaluar me të shtrirjen detare prej 22 milje.
Vetëm të hënën janë regjistruar 1.295 emigrantë të cilët kaluan kufirin. Inteligjenca Britanike ka raportuar se dy të pestat e emigrantëve janë nga Shqipëria. E hëna e çoi numrin e emigrantëve që kanë kaluar kufirin në Britani 22.500, që është dy herë më i lartë se numri i emigrantëve në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Kjo krizë ka tensionuar gjithashtu marrëdhënien mes zyrave të emigracionit mes Francës dhe në Britanisë. Prefektura e Haust de France është shprehur për ‘The Telegraph’ se ata tashmë po përpiqen të ndalojnë rreth 60% të kalimeve të paligjshme.
Trafikantët me prejardhje krude nga Iraku po vazhdojnë të ofrojnë çmime ‘të volitshme’ për kalimin e kufirit duke shtuar ky kalim nuk ka qenë kurrë më lirë. Nuk mungojnë reklamat në Tik Tok të cilat u ofrojnë emigrantëve udhëtime të përditshme nga Shkodra për në Dunkrik.
“Shqiptarët vijnë për arsye ekonomike. Është varfëri e madhe atje dhe ata duan të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë. Zakonisht ata punojnë në treg të zi, kryesisht në ndërtim”, ka thënë një burim për ‘The Telegraph’.
“Postimet në median sociale për të promovuar kalimin e paligjshëm të kufijve janë totalisht të papranueshëm”, ka thënë sekretarja britanike Priti Patel duke shtuar se askush nuk duhet të dyshojë te vendosmëria e qeverisë britanike për ndalimin e këtij trafiku të paligjshëm emigrantësh.
g.kosovari