Një 25-vjeçar shqiptar është vendosur në pranga nga policia italiane pasi është kapur me drogë teksa shtirej se punonte si roje në një nga plazhet e vendit fqinj.
Shqiptari pretendonte se ishte roje plazhi në bregdet, por në fakt sipas policisë ai nuk zotëronte as aftësitë dhe kërkesat për kryerjen e detyrës. Por ai e përdorte këtë ‘punë’ për të fshehur drogën.
Gjatë arrestimit policia i gjeti edhe një thikë 20 centimetra së bashku me një pistoletë sinjalizuese. 25-vjeçari shqiptar u ndalua nga grupi Falchi i policisë lokale në Rimini, gjatë një kontrolli rutinë rreth mesnatës.
I Gjatë kontrollit të kryer nga agjentët atij i është gjetur edhe droga e llojit hashash së bashkë me thikën dhe pistoletën.
/e.d