Këngëtari i njohur i muzikës rok Ozzy Osbourne ka treguar për mediat britanike se si vendosi të hiqte dorë nga droga, pas trillimeve që nisi t’i bënte mendja.
Gjatë një rrëfimi në Daily Star shprehet se vendosi që të mos merrte më kurrë acid pasi qëndroi për një orë në një fushë, ku foli me një kalë.
Në atë kohë, rokeri 73 vjeçar ishte i bindur se gjitari në fund të bisedës i tha atij “f**k off” dhe që nga ky moment vendosi të largohej nga droga e klasit A.
Ish-lideri i Black Sabbath, i cili për një kohë të gjatë luftoi për të hequr dorë nga abuzimi me drogën dhe alkoolin shprehet se vite më parë njerëzit në Amerikë nuk e kishin problem të përzjenin acidin me alkoolin.
“Unë gëlltisja grushte kartonësh me në të njëjtën kohë. Fundi erdhi kur u kthyem në Angli. Mora 10 tableta acid dhe më pas shkova për një shëtitje në një fushë. Përfundova duke qëndruar aty duke folur me një kalë për rreth një orë”, shprehet Ozzy.
Krijuesi i hiteve të Black Sabbath u rikthye në skenë këtë javë në qytetin e tij të lindjes në Birmingham për ceremoninë e mbylljes së Lojërave të Commonwealth, vetëm dy muaj pas operacionit që i ndryshoi jetën.
/a.r