Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës pranë një banese në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra” në orët e para të mëngjesit.
Lënda eksplozive ishte vendosur pranë një banese 2-katëshe në pronësi të 60-vjeçarit me iniciale R.P.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
/a.r