Florian Marku do të ndeshet kundër Miguel Ramirez në datën 25 gusht. Një rival që nuk i përket niveleve më të larta, por boksieri shqiptar kërkon të thotë fjalën e tij edhe në Air Albania. Prezantimi i boksierëve është bërë në ditën e sotme, teksa kanë zbritur në stadiumin e Tiranës.
Në një moment Florian Marku ia ka marrë këngës së Ademi Jasharit para fytyrës së Ramirez, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm dhe ka qëndruar si i ngrirë. Peshimi zyrtar do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00 në sheshin Skënderbej.
Përpara këtij dueli, Marku ka takuar kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë ka veshur dorezat e boksit, teksa është në përkrahje të kampionit shqiptar të ringut. Kryeminsitri Rama kërkon nga shqiptarët mbështetje për “gjigantin” Florian Marku, teksa ai vetë nuk do jetë në stadium për shkak se mungesës fizike në Shqipëri.
Press conference ✅ tomorrow Weight in 🇦🇱👐🏻🏟️ pic.twitter.com/N5BvtN6RKx
— Florian Marku 👑 (@FlorianMarku92) August 23, 2022