Nga Ervin Karamuco
Përmenda dje si metaforë dhimbjet e kokës së Kremlinit, por pak kush e kuptoi. Kur ata i konsiderojnë asete ndërhyjnë menjëherë për ti liruar. Dhe në fakt me gjasa ajo po ndodh. Me dhjetra emaile po shkëmbehen dhe disa takime diplomatike po planifikohen, me synimin për të liruar Lanën.
Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi, Gledisi vajti dje urgjentisht në Elbasan dhe rriti masat e sigurisë në qytet, se ekziston edhe rreziku i ndonjë operacioni nga njësia 29155 e GRU për ti liruar me pahir ose për ti eleminuar.
Disa prej tyre vërtiten lirisht në Mal të Zi dhe nuk e kanë të vështirë të penetrojnë në territorin tonë. Kanë tentuar ta bëjnë në 2 raste në Poloni dhe një rast në Lituani. Historia e Qerretit është një ngjarje nga e cila duhet të nxjerrim të gjithë mësime. Çdo opsion është i mundshëm. Nisur nga këto analiza, për arsye sigurie “Pakot” po mendohet të sillen në Tiranë, ku i presin për hetime të mëtejshme” ustallarët”.
Megjithatë, një problem i madh që duhet zgjidhur në këtë vend janë mendjet e skeptikëve dhe gjumashëve të palexuar. Nëse thellohesh në qindra libra dhe informacione publike ndriçohesh më shumë të kuptosh kërcënimet reale të sigurisë kombëtare. Thashethemet e kafeneve dhe sinmdroma kombëtare ” ti sdi gjë kur as unë nuk e di” po na dëmtojnë shumë.
Le të presim përfundimin e hetimeve. Deri atëherë të mundohemi të lexojmë sa më shumë për të kuptuar nga po na vjen e keqja më e madhe……
P.S ..Në pushim të leximit ngrini kokën nga qielli për të shplodhur sytë, sepse një B52 po ju përshëndet …