Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë.
Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.
Në këtë rast Luiza Gega, e cila është edhe kampionia e parë europiane e atletikës në fanellën kuqezi do të marrë të dyja shpërblimet, pasi është shpallur kampione europe dhe ka thyer rekordin europian.
Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.
Vendimi i Qeverisë
g.kosovari