Zemra mund të shërohet më shpejt pas infarktit me ndihmën e një forme të thjeshtë të sheqerit ribozë. Këtë e kanë zbuluar kirurgët amerikanë, të cilët ua japin atë pacientëve që të shërohen më shpejt pas operacionit. Gjatë kohës së operacionit të zemrës, rrjedha e gjakut në zemër ndalet përkohësisht, për dallim nga sulmi i zemrës kur ai ngadalësohet. Në të dy rastet trupi është nën stres, ndërsa funksionet e tij të rrezikuara. Gjendja mund të keqësohet dhe të shkaktojë dështim të zemrës. Ky funksionim i zvogëluar i zemrës shkaktohen nga një rënie e prodhimit të trifostatit të adenozinës (ATP), një molekulë në qelizat e zemrës që bart energjinë, transmeton Koha.net. Ekspertët amerikanë kanë konkluduar se shërimi mund të përshpejtohet me dhënien e ribozës.
Ekspertët pohojnë se niveli i ATP-së nuk ripërtërihet aq lehtë. “Nganjëherë mund të nevojiten ditë të tëra për shërim. Deri te kjo mund të vijë pas sulmit në zemër, operacionit në zemër ose pas ushtrimeve të rënda te personat e shëndoshë, siç janë maratonistët”, ka shpjeguar dr. John Foker nga Universiteti në Minneapolis.
“Një mënyrë e thjeshtë për shërim është dhënia e ribozës. Zakonisht nevojiten pesë deri dhjetë gramë dy-tri herë gjatë 12 deri 24 orëve, pas këtyre ushtrimeve të rënda. Riboza është e thjeshtë dhe qelizat tuaja do ta përdorin vetëm për të përmirësuar krijimin e ATP-së, dhe jo si një lëndë djegëse. Personat nuk do të ndihen të shtangur dhe do të kenë më shumë energji”, pohon Foker.