Një aksident ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në Potam të Himarës. Policia bën me dije se një 39-vjeçar që po drejtonte një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një fëmijë 12-vjeçe.
Ajo është dërguar në spitalin e Himarës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari