Shkencëtarët nga Australia kanë testuar ilaçin që në numrin më të madh të rasteve sjell deri te një përmirësim i dukshëm te të sëmurit nga kanceri, e te disa vjen edhe deri te tërheqja e përgjithshme e kancerit.
Testimi i ilaçit në Melburn kishte zgjatur për katër vite, e atë medikament e kishin marrë rreth 116 pacientë. Ekspertët e spitalit mbretëror në Melburn dhe “Peter MacCallum Cancer Centre” kanë zbuluar që ilaçi “Venetoklaks”, në masë të madhe pakëson qelizat e kancerit. Studimet kanë treguar se në 79 për qind të rasteve ishin arritur rezultate pozitive te pacientët, që vuajnë nga limfoma kronike.
Te disa pacientë, që për të parën herë kishin provuar këtë ilaç, tek ta sëmundja ishte tërhequr në përgjithësi. Shkencëtarët thonë se ky ilaç do të ketë sukses, pasi që studimi kishte zgjatur për rreth 30 vjet. “Ky është një lloj krejt tjetër i ilaçit dhe nuk mundet asnjë ilaç tjetër në këtë masë ta parandalojë proteinën e dëmshme “BCL-2”, ka shpjeguar Dr. Simor, duke theksuar se ilaçi mund t’i shërojë shumë lloje të kancerit. /Express