Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur këtë të martë aksionin për prishjen e disa ndërtimeve në zonën e parkut të Butrintit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se për disa nga ndërtimet që do të prishen do të përdoret eksplozivi.
IKMT nënvizon se në zonën e mbrojtur të Butrintit ka një numër të madh ndërtimesh pa leje.