Senatori i Teksasit, Ted Cruz, ka fituar garën mes kandidatëve republikanë në Ajova, që ishte dhe vota e parë për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Kjo e sotmja është një fitore për konservatorët kurajozë”, deklaroi Cruz teksa duartrokitej. Ai mori 28 për qind të votave të republikanëve, duke mundur rivalin e tij Donald Tramp, por edhe Marco Rubio.
Ndërkohë, votat në kampin demokrat po numërohen ende, por disa media amerikane shkruajnë se procesi po shkon drejt fundit.
Me 95 për qind të votave të numëruara, Hillary Clinton ka siguruar një avantazh të ngushtë ndaj rivalit Bernie Sanders dhe u ka thënë mbështetësve të saj se, tashmë mund të marrë frymë lirisht.
Nuk ka asnjë ambiguitet ndërkohë për fitoren e zotit Cruz, triumfi i të cilit ishte një shpërblim për muajt e kaluar në këtë shtet për të nxitur prirjet e tij konservatore.
“Ajova dha mesazhin se nominimet e republikanëve dhe presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara nuk do të zgjidhen nga mediat dhe as nga themelet e Uashingtonit”, deklaroi Cruz.
“Kjo e sotmja është një fitore për konservatorët kurajozë në gjithë Ajovan dhe mbarë gjithë këtij kombi të madh”, shtoi ai. Donald Trump uroi senatorin e Teksasit për fitoren dhe tha se ndihej “i nderuar” me vendin e dytë.
Ndërsa Marco Rubio, që në muajt e fundit është përpjekur shumë për të fituar mbështetje, përfundoi në vendin e tretë, vetëm 1 pikë përqindjeje pas zotit Trump.