Raundi i parë i zgjedhjeve paraprake amerikane nisi dje në mbrëmje në Iowa, për të përcaktuar kandidatët e mundshëm për presidencialet brenda secilës parti.
Nga ana e demokratëve, zgjedhësit në Iowa do të votojnë në mbështetje të Hillary Clinton, të Bernie Sanders, ose të Martin O’Malley. Nga pala republikane ata do të zgjedhin një kandidat në mesin e 12 të tjerëve, duke përfshirë miliarderin Donald Trump ose senatorin e Teksasit Ted Cruz.