“Dua të luaj” është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e projektin që është hartuar për qytetin e Lezhës.
Sipas kreut të qeverisë, punimet për zbatimin e projekti i parkut të Lezhës, i cili quhet N’Drin, do të fillojnë që në muaji Shtator.
Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”. Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane nisi në korrik 2014, dhe në kuadër të tij u transformuan qendrat e qyteteve.
Ndërsa në kuadër të programit “100 Fshatrat”, si pjesë e Rilindjes Rurale, investohet në infrastrukturë, agroturizëm, trashëgimi kulturore dhe nxitje të punësimit përmes mbështetjes direkte për sipërmarrjen fermere.
/a.r