Dy gra përfunduan në pranga në Tiranë pasi vendosën që të bënin vetëgjyqësi ndaj një 41-vjeçari. Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta, megjithatë në një njoftim të shkurtër për rastin në fjalë, policia thotë se dy gratë, të moshës 37 dhe 40 vjeçe shkuan në shtëpinë e 41-vjeçarit dhe dëmtuan orenditë e tij shtëpiake.
Jo vetëm kaq, por ku policia shkoi për t’i shoqëruar ato kundërshtuan me forcë. Për rastin në fjalë u procedua në gjendje të lirë edhe një person i tretë që i shoqëronte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetaset F. A., 37 vjeçe e K. P., 40 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. K., pasi këto shtetas, me vetëgjyqësi, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. K., 41 vjeç, i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake dhe më pas, gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
/a.r