Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Mjeti ka marrë flakë papritur në parkimin përpara IEVP-së Berat dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut Kastriot Metaj.
Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30,kur edhe kishte marrë shërbimin,ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.
Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e zjarrfikëses që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë.
Edhe efektivë policie kanë mbërritur në vendngjarje për këqyrur vendin e zjarrit.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit,mjeti tip Mercedez Benz,me targa AA 786 DM, pësoi dëme ne motor dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht.
/a.r