Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në atentatin që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, pasditen e kësaj të premte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shoqëruar nga zv.Drejtori për Krimet Neritan Nallbati kanë shkuar në Vlorë, ku kanë qëndruar për disa minuta në komisaritain e e këtij qyteti.
Ende nuk jepen detaje të tjera mbi qëllimin kësaj vizite nga kryepolici Nano në policinë e Vlorës. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e atentantit mafioz të 18 gushtit në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.
Atentati me dy të vrarë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal.
Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë. Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.
/e.d