Dy muaj pasi bëri publik lajmin se po pret një fëmijë, këngëtarja Vesa Luma ka publikuar foton e parë ku duket në pah barku i saj.
Përmes kësaj fotoje, ajo u ka kthyer përgjigje edhe atyre mediave që kanë shkruar se këngëtarja ka qenë duke e fshehur shtatzëninë e saj.
Përmes një statusi në Instagram këngëtarja nga Kosova ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret. Vesa Luma dhe Big Basta do të bëhen prindër të një djali.
“Jo nuk e kam fshehur barkun sepse është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një femre…”, shkruan Vesa.