Këtë herë do ta ketë vërtet të vështirë të arratiset. Këtë herë, Placido Domingo është kthyer në qendër të vëmendjes për një tjetër histori seksi. E keqe, shumë e keqe. Sepse këtë herë emri i tenorit spanjoll, i cili ende konsiderohet si ikona e operës botërore në moshën 81-vjeçare, kthehet në plan të parë.
Ai është pjesë e hetimit për një sekt kriminal argjentinas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim seksual të vajzave të reja, përveç pastrimit të parave dhe praktikës ilegale të drogës. Për të raportuar se emri i Domingo është në listën e të përgjuarve në rrjedhën e hetimit të hapur nga policia e Buenos Aires mendojnë disa gazeta të Amerikës Latine si “La Nacion” e Argjentinës dhe “El Observador” e Uruguait.
Një seri kasetash audio të sekuestruara gjatë bastisjeve e akuzojnë atë, teksa u vendosën për të përgjuar sektin, i cili, pas fasadës së “Shkolla e Jogës” fshihte shumë më tepër. Aq sa hetimi gjyqësor u quajt “Geishado Vip”, më shumë për vajzat e përfshira në trafikun e ndyrë, skllave të vërteta seksi.
Mes klientëve VIP do të ishte edhe tenori, i cili në përgjime ka rezultuar protagonist i një gjoja takimi seksual me “Mendin”, një grua pjesë e sektit. Domingo do t’i kishte thënë: “Kur të largohemi nga darka do të arrijmë veçmas. Ne do ta bëjmë në këtë sepse agjentët e mi do të ngjiten në dhomën e tyre, kur të ngjitem unë, dhe ata do të qëndrojnë në të njëjtin kat”.
Tenori i njohur ka qenë në shoqëri me vajzat e shumta të rekrutuara nga Juan Percowicz, mjeshtër shpirtëror i vetëquajtur, tashmë 84 vjeç, që punon në Villa Crespo, një lagje e Buenos Aires, e frekuentuar nga artistë dhe futbollistë.
Vajza të reja naïve dhe të bukura, të cilët iu nënshtroheshin premtimeve për lumturi dhe mirëqenie, në këmbim iu kërkohej dorëzimi i të gjithave. Ato i nënshtroheshin plotësisht “Mjeshtrit”, i njohur si “Engjëlli”. Në fakt ky ishte qartësisht gjenerim i parave nëpërmjet aktiviteteve seksuale.
Sidomos me partnerë të pasur dhe të fuqishëm, biznesmenë, politikanë, artistë të famshëm. Deri më tani, viktimat e sektit janë 170 vetëm në Argjentinë. 19 persona janë arrestuar, shumë sekuestrime pronash dhe pasuri të ngrira. Lajmi erdhi në prag të performancës së tenorit të njohur në Meksikë, i pari në 10 vjet.
Edhe para dy vitesh, ai u akuzua për ngacmim seksual, pas ankesave të një duzinë femrash, ndaj u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm të Operës së Los Angeles dhe të anulonte çdo shfaqje në New York.
Më pas Placido kërkoi falje: “Sinqerisht më vjen keq për vuajtjet e shkaktuara, jam gati për të pranuar përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Jam i përkushtuar për të bërë një ndryshim pozitiv”. Pas këtij skandali të ri, ta besosh atë do të jetë shumë më e vështirë.
/e.d