Një 16-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi është kapur duke marrë në postë disa pako me kanabis anglez. “Top Channel” raporton se adoleshenti me iniciale D.Sh është arrestuar sapo ka shkuar në postë për të marrë pakot që kishte porositur.
Kanë qenë autoritetet angleze ato që kanë njoftuar Policinë e Shtetit për pakot e pazakonta që 16-vjeçari kishte porositur pêr të marrë me postë.
Mësohet se dy pakot që 16-vjeçari kishte porositur ishte me kanabis të një cilësie të lartë angleze, por nuk dihet kush ka qenë shitësi i tyre dhe as motivi që ai i ka blerë.
/e.d