Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ka dalë në mbrojtje të FBI-së, pas bastisjes javën e kaluar në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida.
“Partia Republikane është partia e rendit dhe ligjit. Partia jonë qëndron me burrat dhe gratë që qëndrojnë në vijën e hollë blu në nivel federal, shtetëror dhe lokal” tha Mike Pence.
Disa prej republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ish-zyrtarë të administratës Trump kërkuan që FBI-ja të tërhiqej nga veprimet e saj pas bastisjes së 8 gushtit të rezidencës së Donald Trump.
“Unë do të mbështes një çmontimin dhe eliminimin e plotë të këmishave kafe demokrate të njohura si FBI,” shkroi në Tëitter politikani Paul Gosar (R-Ariz) pas kontrollit në resortin Mar-a-Lago të Trump.
/a.r