Një person mbeti i vrarë këtë të mërkurë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të këtij qyteti.
Burime zyrtare të policisë thonë se viktima Klodian Bakiaj 41 vjeç me banim në Tepelenë, mbeti i plagosur me mjete prerëse gjatë një konflikti të çastit.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. N
Në njoftimin e saj për mediat, policia e Sarandës thotë se po punon për të identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
/a.r
Zbulohet autori i vrasjes në Sarandë, policia në kërkim të 24-vjeçarit nga Laçi