Duke filluar nga dita e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit.
Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s. Sipas SHMU në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 15 deri 36°C
në zona e ulëta 15 deri 38°C
në zona bregdetare 19 deri 35°C