Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues për të folur rreth problemeve të sistemit arsimor në vend.
Berisha u shpreh se shkollat po mbyllen njëra pas tjetrës ndërsa thekson se po vihet në zbatim motoja “mbyll një shkollë të hapësh një burg”. Berisha premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, sistemi arsimor do të jetë në qendër të programit me një projekt serioz.
“Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje. Nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë. 70% e shkollave nuk kanë më ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë. Shkollat pa ujë të rrjedhshëm kanë qenë shekuj përpara. Dhe kjo po ndodh.
Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Është 2-fishuar numri i policëve. Është 2-fishuar kriminaliteti dhe burgjet. Hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu kjo është shndërruar mbyll një shkollë të hapësh një burg. Ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, më seriozin e veprimtarisë së PD nesër në pushtet”, u shpreh Berisha.
/e.d