Një formë e re mashtrimi po qarkullon në rrjetin social Facebook.
Personi që shihni në foto, pretendon se është sekretare në një bankë zviceriane dhe se institucioni financiar ku ajo punon ka aftësinë të japë shuma të mëdha parash.
Qasja e parë për viktimat e saj të mundshme është duke dërguar një kërkesë miqësie. Nëse kërkesa pranohet, në mesazhin e përdoruesit vjen një mesazh në të cilin “sekretarja” bjonde thotë: “Unë jam nga Zvicra dhe jam sekretarja e Kantonalbank Zürich . Ne jemi shumë seriozë për të gjithë klientët tanë, ndaj na besoni dhe na tregoni sa para ju nevojiten .’
Nëse përdoruesi përgjigjet pozitivisht, “sekretarja” rekomandon që ai t’i dërgojë një email bankës, në një adresë emaili të caktuar, për të marrë përgjigjen e mëposhtme: “Mirësevini, zonja dhe zotërinj, në Zürcher Kantonalbank. Jemi në një bankë që ofron kredi shumë të lehta. Dhe produkte të tjera financiare. Sa para të duhen?’
Në fakt, mashtruesit këmbëngulin që viktima e mundshme t’i dërgojë numrin e tyre personal të telefonit me email , të cilit më pas i dërgojnë një SMS me një lidhje. Nëse ai klikon mbi të, ata menjëherë fitojnë akses në llogarinë tuaj në Facebook, duke e hakuar atë duke vënë kështu në rrezik të dhënat e ndjeshme personale.
/e.d