Policia Kufitare në Shëngjin ka bllokuar 3 mjete lundruese “Jet ski” në zonën e quajtur, “Rana e Hedhun”.
Gjatë verifikimeve, u konstatua se drejtuesit e tyre nuk kishin dokumentacionin përkatës.
3 drejtuesit e mjeteve lundruese, janë ndëshkuar me masa administrative 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj.
Në plazhet në vend, prej disa ditësh është ndaluar lundrimi i skafeve, pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare.