Një person është gjetur i pajetë në fshatin Lanabregas në Tiranë. Dyshohet se ai është mbytur në një liqen të këtij fshati.
Sipas raportimeve të para, viktima është rreth 50 vjeç. Ai mbetet ende i paidentifikuar nga autoritetet.
Në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërkohë që mësohet se policia po punon për të zbuluar identitetin e tij.
/a.r