Që nga muaji mars i këtij viti në farmacitë kroate do të nis shitja e kapsulave me xhelatinë të vajit kanabis, në një dozë deri në pesë miligram, por çmimi përfundimtar i kësaj lënde nuk është përcaktuar ende dhe ai do të varet nga rrjeti farmaceutik, raportojnë mediat kroate.
Raportohet se çmimi do të jetë shumë më i ulët se ai i tregut të zi, ku për shembull, doza mujore e vajit të të kanabisit, sipas disa burimeve, shitej nga 2000 deri në 2.500 euro.
Ndërkaq, në barnatore kjo lëndë do të shitet dhjetë herë më lirë, përcjellë Klan Kosova.
“Çmimi nuk është përcaktuar ende por ka mundësi që mund të jetë rreth 130-195 euro për një dozë mujore. Sigurisht, ajo shitet vetëm me recetë të mjekut” tha Nevenka Kovaq, dretjoreshë e Institutit të Imunologjisë në Kroaci.