Një varg i madh makinash është parë mesditën e së dielës në autostradën Elbasan-Tiranë.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar trafikun e mjeteve, ndërkohë trafik i rënduar ka qenë në Kakavijë gjithashtu.
Radhët e makinave arrinin në 4 kilometra.
Mijëra emigrantë dhe vizitorë që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri, duhet të kalojnë vetëm në dy sportele të policisë kufitare greke, duke bërë që radha e automjeteve të rritet ndjeshëm.
Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare të Kakavijës u regjistruan 5795 persona në hyrje dhe 3632 në dalje. Ndërkohë që vetëm gjatë paradites të së shtunës, u regjistruan 7187 persona në hyrje dhe 3790 persona në dalje.
/a.r