Policia e Fierit ka nisur hetimin për 37-vjeçarin E.A, banues në Fier.
Burime policore bëjnë me dije se ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër, 37-vjeçarit i është hapur dera e automjetit.
Si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Të dyja u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. BW