Ndonëse për katër vjet kanë qenë në një koalicion qeveritar, demokratët as nuk e mendojnë një bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri dy në Partinë Demokratike nënkryetari Edi Paloka thotë gjatë një interviste për Report Tv se PD është përballë kësaj qeverie për largimin e saj ndërsa LSI është pjesë e kësaj të keqeje.
Strukturat e PD po përgatiten për zgjedhje e të parakohshme ndërsa çdo koalicion me çdo forcë politike që është kundër kësaj maxhorance është e mirëpritur thotë Paooka.
Por ndërsa FRD e Bamir Topit është në koalicion me PS që nga zgjedhjet lokale, demokratët janë të hapur për bashkëpunim nëse kjo forcë politike mendon se kjo është qeverisje e gabuar për shqiptarët.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve politike Paloka ka një kërkesë për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, duke kërkuar që të nisë sa më parë nga puna. Sa i përket propozimeve Paloka është i bindur se mund të gjendet konsensus për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor./Report Tv