Milovan Drecun, kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë dhe njëkohësisht deputet, ka kërkuar që Serbia të reagojë me dhunë pasi Shqipëria ka dërguar një rezolutë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku kërkon akuzat në raportin e Dick Marty, të cilëson të pavërteta Në një intervistë për RTS , Drecun tha se kjo rezolutë e Shqipërisë, kërkon që të vrasë të vërtetën.
“Mendoj se si shtet, qeveria jonë, parlamenti duhet të reagojmë dhunshëm ndaj kësaj rezolute që tenton të fshehë tërësisht një krim të tmerrshëm, të justifikojë Shqipërinë. Ata duan që nëpërmjet Këshillit të Evropës të rishikojnë faktet tani dhe të vrasin të vërtetën për herë të dytë,”- u shpreh ai duke shtuar se situata në veri të Kosovës mund të destabilizohet seriozisht.
Kuvendi i Shqipërisë ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Rezoluta u miratua më 21 korrik të këtij viti./m.j