Mediat britanike vijojnë të publikojnë detaje të reja nga skandali ku është përfshirë ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs. Ish-e dashura e tij, Kate Greville, e akuzon atë për keqtrajtim dhe dhunë.
“Daily Mail” shkruan se ajo ka qarë teksa ka deklaruar në polici se Ryan kishte pasur lidhje të shumta me gratë në momentin që ishte e lidhur me të. Madje ajo ka bërë akuzë të fortë ndaj 48-vjeçarit duke shtuar se ia kishte bërë jetën një “ferr të gjallë”.
“Kam zbuluar se ai më kishte tradhtuar gjatë gjashtë viteve të fundit me dhjetë ose 12 gra. Sa herë që gjeja diçka që përkeqësohej, gjeja iPad-in e tij, i mbajta të gjitha për vete për dy javë”, ka thënë 36-vjeçarja.
Kjo e fundit pretendon gjithashtu se Giggs kishte filluar të ndryshonte sjellje dhe ta sulmonte fizikisht atë pasi ajo i tregoi se dinte gjithçka mbi tradhtinë.
Sipas mediave britanike, në ditën e parë të gjyqit të tij këtë javë, u publikua dëshmia e Kate në polici, ku ka thënë se ai kishte 8 ‘marrëdhënie paralele që kishin vazhduar prej vitit 2014’.
Provat dolën pasi ekipi ligjor i ish-yllit të Manchester United e akuzoi Geville se ajo kishte ‘ndaluar përdorimin e kontraceptivëve në një komplot për të mbetur shtatzënë prej tij’. Por, ajo mohoi pretendimet e avokatëve të futbollistit se po ‘planifikonte të mbetej shtatzënë’ pasi marrëdhënia e tyre u prish.
Ndërkohë Greville kishte pranuar se e ka gënjyer ish-partnerin duke i thënë se kishte qeliza kancerogjene, në mënyrë që të ‘mos bënte seks me të’. Ndërsa marrëdhënia e tyre mori fund, ajo i kishte shkruar një mesazh një shoqeje që i shkruante: “Nuk po largohem pa asgjë”, duke pretenduar se po përpiqej që të lindte fëmijën e tij.
/e.d