Sokol Bode prej katër ditësh ishte kthyer nga Anglia në Uznovë të Beratit.
Në momentin kur Forcat Operacionale ndërhyrë për arrestimin e tij, ai nuk ka bërë rezistencë dhe u është dorëzuar autoriteteve.
Ai ka kërkuar pak kohë që të ndahej me familjarët, gjë që është pranuar nga efektivët.
Në Berat ai ka dy prindërit dhe një vëlla me aftësi të kufizuara. Blutë arriten ta lokalizonin Boden përmes informacioneve operative dhe ishte e sigurt se ai gjendej në Berat. Vetëm një grup i vogël efektivësh ishin në dijeni të këtij operacioni, pasi i druheshin një dekonspirimi.
Sokol Bode është sjell në Tiranë në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa procedurat po kryehen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore.
/a.r