Fifi ka mbajtur së fundmi një koncert, ku një ndër të pranishmit ka imituar momentin kur këngëtares i ra të fikët brenda “Big Brother VIP”.
Fifi ka ndaluar e prekur performancën dhe ka sqaruar (dhe një herë tjetër) se rënia e saj nuk ka qenë diçka e sajuar për show.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, është shprehur këngëtarja, teksa e ka përshëndetur fansin me këngën “O lulija jonë me limona, kush na ka inatin…”.