Aktorja dhe regjisorja e njohur Diane Keaton, është shprehur së fundmi gjatë një interviste për mediat e huaja se askush nuk dëshironte që aktori i njohur amerikan, Al Pacino, të ishte pjesë e kastit të aktorëve në filmin “The Godfather”.
Aktorja e cila ka luajtur rolin e Kei Adams Corleone, një mësuese që bie në dashuri me personazhin e luajtur nga Al Pacino, është shprehu se aktori amerikan nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone, në filmin e skenaristit Francis Ford Kopolas.
Diane është shprehur më tej se ishte e pranishme në audicionin e dytë të 82-vjeçarit, kur producentët vendosën t’ia jepnin atij rolin.
Megjithatë 76-vjeçares i duket e çuditshme që filmi është zhvilluar kryesisht rreth karakterit të Al Pacinos duke qenë se personazhi i tij si lider mafioz është bërë legjendar.
Kujtojmë se asokohe, Al Pacino u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor.
/a.r