Stina e verës mbart mjaft problematika për shëndetin, siç janë edhe pickimet nga zvarranikë të ndryshëm. Sipas mjekes toksikologe, Amarda Gashi më shpesh paraqiten pacientë të pickuar nga nepërka apo merimangat e ndryshme.
Një tjetër shqetësim mbetet sipas specialistëve edhe intoksikacioni nga alkooli, ku përgjithësisht janë të rinjtë që abuzojnë më shpesh, madje ka dhe raste nën 18-vjeç.
Specialistët bëjnë apel që të konsumohen ushqime sa më të freskëta dhe të sigurta për shkak të ekspozimit ndaj temperaturave të larta.
/a.r