Pavarësisht masat që marrin shtetet për të ndaluar përdorimin e armëve të zjarrit në festa familjare, duket se vendet ballkanike nuk do ta harrojnë dot një traditë të tillë.
Së fundmi është bërë virale në rrjet një video, ku një e moshuar ka marrë armën e cila ishte mbi tavolinë dhe ka qëlluar në ajër.
Nga ambienti, duket që bëhet fjalë për një festë familjare ne dasmen e nipit, ndërsa të shtënat kanë ndodhur në një ambient të mbyllur, ndërsa nuk dihet vendi ku ka ndodhur ngjarja./m.j